Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Nuk duhet të ketë kufi”- Kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar

Gazeta10
03 Qershor 2023 - 14:05

Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Fundjava në pikën e kalimit kufitar të Morinit ka nisur me një fluks të lartë të mjeteve dhe qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar.

Ndërkohë që për të dytin vit radhazi prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes së dy qeverive për kalimin pa kontrolle në të dyja anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Kjo ka sjellë lëvizje të mjeteve pa ndalese.

“Është shumë mirë”

“Po shkoj në Shëngjin, është shumë mirë”

“Po shkojë në Velipojë, nuk ka kontrolle. Nuk duhet të ketë kufinj”- janë shprehur qytetarët, raporton Euronews Albanian.

Vetëm në orët e para të ditës se sotme, doganën e Morinit e kaluan me shume se 5600 automjete me rreth 9800 qytetarë, një pjese e të cilëve kanë nisur edhe pushimet sezonale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.