Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nuk e takoi Blerim Sylën, por Kurti pranon ta takojë kryetaren e re të FSSHK-së

Gazeta10
06 September 2022 - 18:12

Gazetari Bujar Vitia ka bërë të ditur se Federata e Shëndetetësisë së Kosovës kanë marrë qëndrim që të angazhohen për dialog social bashkë më Qeverinë e Kosovës.

Kjo erdhi sipas tij, pas një takimi ditë më parë të krerëve të kësaj federate me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta10.

“Sindikata e punëtorëve të QKUK-së, njëra prej tyre ka kërku rritje të pagave prej 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave. Pra, ekziston ende një krahë në FSHSK i cili udhëhiqet nga Xhemajl Selmani i cili po ashtu ka qenë krahë i Blerim Sylës. Këta kanë qëndrime më radikaliste për realizimin e kërkesave të tyre, Mirëpo, në anën tjetër kryesia e re e FSHSK-së kanë marrë qëndrim që të angazhohen në dialogun social. Ata kanë pasur takim me kryeministrin Kurti. Ky takim është mbajtë javë më parë. Edhe më herët ëshhtë refuzuar takim me kryeministrtin Kurti në kohën sa ishte në krye të federatës, Blerim Syla. Nëse se ka pranu Kurti, Blerim Sylën dhe tash po e pranon kryetaren e re znj.Imeri, po i bie që problemi ka qenë te emri”, tha Vitija në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.