Sport

“Nuk i dua çmimet individuale”, Granit Xhaka pasi u shpall “MVP” në Zvicër

Gazeta10
06 Janar 2025 - 13:26

Futbollisti i Bayer Leverkusenit dhe Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është votuar si “lojtari më i vlefshëm” për vitin 2024.

Ai mposhti kundërshtarët, si: Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Ëalti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll).

Lojtari shqiptar nuk ishte në ceremoni, por u inkuadrua “online” dhe falënderoi të gjithë. Ai tha fjalë të mëdha, duke thënë poashtu se nuk është fans i çmimeve individuale.

“Dua t’i falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët e mi. Për të qenë i sinqertë nuk jam fans i madh i një çmimi individual. Sepse siç e thashë: suksesi nuk është i mundur vetëm. Duhet skuadra, të duhet trajneri dhe stafi. Viti i kaluar ishte i paharrushëm. Për mua, për klubin dhe për gjithë.

“Edhe në Euro 2024 bëm mirë dhe ishte i pabesueshëm. A mund të përmirësohem, po sigurisht. Në mars bëhem sërish baba”, u shpreh Granit Xhaka

Kujtojmë që kapiteni “helvetik” gjatë vitit që lam pas ka fituar tituj me klubin gjerman, Bayer Leverkusen, si: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.

Ai poashtu pati sukses edhe me Kombëtaren e Zvicrës në Euro 2024, duke shkuar deri në çerekfinale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.