Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Nuk i fshehim objektivat, synojmë Evropën” – Berisha tregon qëllimet për këtë edicion

Gazeta10
17 March 2024 - 22:59

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, duke pasqyruar problemet që po rrezikojnë futbollin e Kosovës.

Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i janë bashkuar edhe Edmond Rugova, Kujtim Zebica, Armend Thaqi, Betim Zeqiri e Kushtrim Krasniqi.

Në diskutim për sezonin që po zhvillon Malisheva, foli drejtori sportiv i këtij klubi, Milaim Berisha.

Berisha thotë se nuk i fshehin objektivat për këtë edicion, beson në forcën e ekipit.

“Nuk i bëjmë gjërat fshehurazi, brenda ekipit këtë edicion kemi synim së pari Evropën, mandej kemi dëshirë që të krijojmë një ekip konkurrues dhe stabil për sezonet e ardhshme” – tha ai.

Tutje, Berisha tregon edhe për synimin e titullit nga befasia e këtij sezoni, Malisheva.

“Kemi qëllime të tjera këtë edicion, por nëse na ec mirë me ekipin, dhe nëse zhvillohemi si ekip në vazhdim, atëherë në sezonet e ardhshme mendoj se do të konkurrojmë edhe për titull, por jo tani, pasi kemi objektiva të tjera.” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.