
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Liridon Kukaj dhe Blendi Memaj.
Në lidhje direkte foli edhe Debatik Curri, ish-trajner i klubit të Prishtinës.
“Nuk ka qenë shkarkim, erdhi një moment kur vendosa që vet të largohem, isha në një bisedë me drejtorin sportiv të Prishtinës kur kumtova vendimin tim, dy ditë para publikimit në faqën zyrtare.” – tha ai.
Tutje, ai tregoi për arsyen se pse vendosi të largohet nga Prishtina.
“Vendosa të lëshoj rrugë pasi mendoja se nuk kishim plotësuar kushtet e kërkuara nga klubi, mirëpo unë i dëshiroj suksese trajnerit Egbo e klubit të Prishtinës në vazhdim e tutje” – shtoi ai.
Curri po ashtu pati disa fjalë edhe për klubet në përgjithësi në raportin e tyre me trajnerët e rinj.
“Për ne trajnerët e rinj, ashtu si po na cilësojnë mediet e klubet, mendoj se duhet të na japin më shumë besim në të ardhmen” – përfundoi ai.
Prishtina dhe Debatik Curri me një marrëveshje të dyanshme shkëputën kontratën, pas rezultateve të tij në krye të Prishtinës, duke barazuar në 7 ndeshjet e tij të fundit në krye të shtabit teknik të klubit bardhekaltër.
Pasuesi i Debatik Currit te Prishtina është trajneri nigerian, Emmanuel Egbo, i cili debutoi me fitore te Prishtina pas fitores ndaj Gjilanit me rezultat 2-1.