Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nuk kalon mocioni i PDK’së për tërheqjen e projekligjeve për KPK’në, KPM’në dhe Zyrtarët Publikë nga rendi i ditës

Gazeta10
11 Korrik 2024 - 10:45

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka kërkuar votimin e një rezolute përmes së cilës Qeveria t’i tërheqë  projektligjet për KPK’në, Zyrtarët Publikë dhe atë për Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK’së propozoj një mocion përmbajtesor, mocion i cili kërkon ndryshimin e rendit të ditës të kësaj seance. Pra kërkojmë që përmes një rezolute ta obligojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës për tërheqjen e tri projektligjeve të cilat ne vlerësojmë se janë në kundërshtim me frymën kushtetuese…. Ne si opozitë nuk duam thjeshtë ta kemi një betejë politike në këto projektligj, mendoj që mundemi me punu së bashku sidomos në ligjin që e cenon fjalën e lirë dhe mediat e lira në vendin tonë dhe konsiderojmë që një angazhim i joni mundet me nxjerrë vendin prej kësaj situate”, tha Tahiri.

Këtë propozim e kanë përkrahur grupet parlamentare të LDK’së dhe AAK’së.

21 deputetë votuan për, 53 kundër dhe 1 abstenoi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.