
Në Zveçan nuk janë larguar ende barrikadat, raporton Gazeta10.
Kështu, në videot më poshtë shihet një numër i mjeteve të rënda me të cilat serbët në veri kanë bllokuar rrugët.
Kjo është situata momentale në Rudar të Zveçanit.
Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke u larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.
Ekipi i Kanal10 po qëndron në veri duke ju sjellur informacionet më të fundit.
Këtu keni videot: