Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nuk mësohet më, nxënësit duan renovimin e shkollës

Gazeta10
25 May 2023 - 19:04

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Nxënësit e shkollës së mesme “Gjin Gazulli” në Prishtinë, po kërkojnë kushte më të mira në ambientet brenda objektit. Kjo pasi muret e hapësirat e tjera të shkollës janë dëmtuar. Drejtori i kësaj shkolle, Bujar Gjocaj thotë se ka bërë kërkesë për renovimin e shkollës dhe se pritet të realizohet së shpejti. Komua e Prishtinës është në pritje të ndryshimit të ligjit mbi Ndarjet Buxhetore. 

Dëmtimi i mureve të shkollës dhe vjetërsia brenda objektit, po shihet si pengesë për mbajtjen e mësimit në shkollën “Gjin Gazulli”, në kryeqytet.

Sipas nxënësve të kësaj shkolle, renovimi është i domosdoshëm.

Kjo pasi sipas tyre, gjysmën e ditës e kalojnë në këto ambiente.

Drejtori i kësaj shkolle, Bujar Gjocaj thotë se objekti është vjetruar dhe se nevoja për renovimin e saj është e madhe. Ai thotë se ka bërë kërkesë në komunë, derisa presin të fillojnë punimet.

Sipas drejtorisë së shkollës edhe numri i nxënësve po vazhdon të rritet në këtë shkollë, derisa intervenimet për përmirësimin e ambienteve brenda janë të nevojshme.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati thotë se janë në pritje të ndryshimit të ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, e që pritet të kaloj në Kuvend javën e ardhshme.

Sipas saj, për shkollën në fjalë dhe dy të tjera, janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

Të mërkurën kabineti qeveritar i ka hapur rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të komunave duke e miratuar unanimisht plotësim ndryshimin e ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.