
Ish-bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Xhafer Gashi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka rrëfyer për njohjen me Agimin dhe luftën.
Gashi ka kujtuar një poezi të Agimit se durimit i kishte ardhur fundi.
“Nuk mjafton të rrijmë prapa perdeve e të shikojmë se çka po ndodh” – Gashi kujton poezinë e Katanës.
Ai tutje ka kujtuar edhe vendimin që kishin marrë për të filluar parapëraditjet për një luftë të armatosur.
“Definitivisht ne e morëm një vendim që të rrugëtojmë drejt Shqipërisë me qëllim që të fillojmë parapërgatitjet për një luftë të armatosur”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se sakrifica e Jasharëve ishte një ndër motivet më kryesore që i motivuan t’i bashkohen UÇK-së.
“Duke i parë rrethanat që ndodheshin në Kosovë mund të them edhe në ish Jugosllavisë, shpërbërja e ish Jugosllavisë, shihej qartë që edhe Kosova meqë ishte nisur fillimisht problemi nga Kosova, atëherë dihej se nuk do të shpëtojë pa ndonjë konflikt të armatosur apo edhe më gjerë, pastaj ne filluam parapërgatitje me shumë vullnetarë që ishin në diasporë, pastaj aktivitete të ndryshme. Me Agimin më 11 mars të vitit 1998, pas rënies heroike të familjes Jasharaj, tanimë kuptohej se s’do të ketë qetësi më në Kosovë dhe e vetmja alternativë ka mbetë lufta”, ka thënë Gashi. /GAZETA10/