
Ka përfunduar tragjikisht aksidenti i rëndë që ndodhi më 23 qershor në fshatin Zahaq të Pejës, pasi këmbësori që ishte goditur nga një veturë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Viktima 39-vjeçar, kishte qëndruar për disa ditë në gjendje të rëndë shëndetësore, por pasditen e së enjtes ka ndërruar jetë.
Dyshohet se drejtuesi i një automjeti duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e kishte goditur këmbësorin në momentin kur ai po e kalonte rrugën.