
Ndërtesa 11 katëshe ka sjell shqetësim qe një kohë për qytetarët në Ferizaj, raporton Gazeta10.
Banorët në rrugën “Gëzim Sahiti” janë përplasur me Policinë e Kosovës pasi që nuk pajtohen për ndërtimin e kësaj ndërtese.
Ata gjithashtu kanë protestuar për mos lejimin e vazhdimit të punës, dhe siq duket janë të vendosur pasiqë e kanë bllokuar edhe rrugën me kombi për ti ndaluar punimet.
Këtë rast e ka raportuar edhe ekipa e Kanal10.
Drejtori i Urbanizmit, Arbër Bytyqi ka thënë se sipas planit zhvillimor në këtë lagje parashihet ndërtimi i lartë pasi plani rregullativ u shfuqizua në vitin 2017.
Ndërsa, Kanal10 ka siguruar edhe disa shkrese zyrtare me Ministrisë së Mjedisit me palë të treta ku konfirmohet se planet rregulluese nuk janë shfuqizuar nga Kuvendi.
Për ndërtimin e 11 katëshit ka pasur edhe një kallëzim penal që ka përfunduar me aktakuzë për rrezikun e shkaktuar nga punimet./Gazeta10