Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Numërohen gati 60% e votave me postë

Gazeta10
16 June 2026 - 9:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara të martën në ora 09:00, deri më tani janë numëruar 131 nga gjithsej 223 kuti votimi, që përbëjnë 58.74 për qind të procesit.

KQZ ka bërë të ditur se, pas procesit të vlerësimit, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Procesi i votimit përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i qytetarëve të regjistruar për këtë formë votimi ishte rreth 105 mijë.

Një ditë më parë, KQZ kishte përfunduar procesin e vlerësimit të 85 mijë e 790 pakove të supozuara me fletëvotime. Prej tyre, 82 mijë e 809 janë aprovuar, ndërsa 2 mijë e 981 janë refuzuar.

Sipas KQZ-së, këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të institucionit në 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.