Inciativa e kryeministrt të Shqipërisë, Edi Rama se së shpejti do të shpallet një plan për entitet të quajtur “Shteti Sovran i Urdhërit Bektashi”, shkaktoi reagime të ndryshme të cilat po bisedohen aktualisht në emisionin Raport të Kanal10.
Gazetari Artur Nura, përmes lidhjes direkte në emisionin Raport dha më shumë detaje rreth asaj se si është pritur në Shqipëri dhe çfarë pritet të bëhet tutje.
“Kjo është në metodologjinë e z.Rama i cili i bën gjërat të kryera dhe pastaj e menaxhon situatën.Ka pasur që e mbështesin, ka pasur që kundërshtojnë është e kuptueshme, pasi po dalin edhe dimensionet e reja si pozitive edhe negative”, deklaroi ai.
Sipas tij, në Shqipëri komuniteti Bektashinjë janë më të eklipsuar.
“Dje u bë një protestë para komunitetit mysliman nga grupe të caktuara, me bazë fetare të cilat akuzonin kuminitetin musliman, por besojqë është parimisht e menaxhueshme.Rama nga NeëTork tregoi arsye përse ka propozuar këtë për komunitetin bektashinjë. Është një nga komunitetet më eklipsuara si ekonomik ashtu edhe publik. I kam pasur katër përfaqësuesit e feve më të rëndësishme dhe pasi i pyëta të tre komunitetet e para nëse kishin mundësi për të i’u dhënë të rinjëve arsimim, të treja komunitetet kishin arsimim nga shkolla fillore deri në universitet. Ndërkohë bektashinjët jo se nuk kemi financime kështu që ka menduar shteti shqiptar për të i’u dhënë mbështetje”, deklaroi Nura. /Gazeta10