
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se ka shpërblyer me një shumë prej 1 mijë eurove djaloshin e vogël i cili në kohën e vërshimeve u fotografua me lopatë në dorë duke u munduar ta pastrojë rrëmujën e krijuar nga vërshimet.
Nura ka thënë se djaloshi me emrin Donart është një shembull pozitiv, se pas gjithë asaj se cfarë ka ndodhur në do të ringrihemi, raporton Gazeta10.
“E njihni Donartin? Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI!
”, ka shkruar Nura./Gazeta10