
“Kurti po i jep pretekse presidentit serb, që ta përshkallëzoj situiatën dhe për të devuijuar nga marrëveshjet e dialogut”, ka deklaruar anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari.
Ai e ka quajtur kryeministrin Kurti, të papërgjegjshëm dhe të pakujdeshëm karshi situatës në veri të vendit.
Sipas Nurellarit, situata aktuale në Kosovës, i ngjanë asaj të para pavarësisë së vitit 2008.
‘Sjellje e papërgjegjshme dhe e pakujdesshme e Kurtit, që po e vë në pikëpytje stabilitetin në veri. Jemi në realitet ku mbyllen kufinjtë, mbyllen shkollat, po bllokohen rrugët. Kemi një situtatë të tillë ku Kosova po delë nëpër media ndërkombëtare si një vend me rrezikshmeri, ku ka probleme të mëdha sigurie. Kemi të njëjtin kryeministër të papërgjegjshëm. Të vijë në një sitiatë ku të rifaktorializohet KFOR-i dhe EULEX-i sit ë vetmet reminishenca të kaluarës. Situatë e një të kaluare të largët para pavarësisë. Shkaklu kryesor është përpjekja e kryeministrtit që të mos ballafaqohet me detyrën e tij për t’i siguruar Kosovës një marrëveshje përfundimtare. Kurti edhe sot nuk është i ndershëm dhe transparent për dialog”, tha Nurellari në Info10. /Gazeta10