
Raporti: Viola Korça
Përkundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura, një pjesë e madhe e nxënësve bojkotuan mësimin gjatë së shtunës. Kjo për shkak të vendimit të Këshillit të Prindërve të Kosovës, për mos mbajtje të mësimit gjatë vikendit. Mësimin e bojkotuan edhe një pjesë e mësimdhënësve, përkundër paralajmërimeve për Ministrisë së Arsimit për moskompensim të pagave.
Klasët mbetën të zbrasura.
Edhe pse sot ishte paraparë të mbahej mësimi, nxënësit në shkollën fillore “Emin Duraku” kanë vendosur që ta bojkotojnë mësimin.
Me kërkesë të Këshillit të Prindërve, njëjtë kanë vepruar edhe nxënësit e shkollave tjera në Kosovë.
Një pjesë e madhe e nxënësve, bojkotuan mësimin edhe në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Ndërkaq, bojkotit të nxënësve, iu bashkuan edhe një pjesë e mësimdhënësve.
Abedin Hotin, prind i tre fëmijëve ka thënë se për shkak të inateve personale, po dëmtohen nxënësit me mosmbajtjen e mësimit.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka paralajmëruar një ditë më parë mësimdhënësit se nuk do u’a kompensoj pagat nëse nuk paraqiten në punë gjatë ditës së shtunë. / Kanal10.