
Edhe nxënës të shkollave të kryeqytetit iu janë bashkuar protestuesve të mbledhur para institucioneve të Kosovës.
Nxënësit janë parë në mesin e protestuesve, duke iu bashkuar turmës dhe duke përcjellë nga afër zhvillimet e protestës. Prania e tyre ka shtuar numrin e pjesëmarrësve në protestën që po zhvillohet në Prishtinë.
Ndërkohë, gazetarja e Kanal 10, Blerina Mustafa, është në një lidhje të drejtpërdrejtë nga protesta, prej nga po raporton për zhvillimet e fundit dhe atmosferën në mesin e protestuesve.
Kërkesa kryesore e protestuesve është që deputetët e Kuvendit ta votojnë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Situata po ndiqet nga afër, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë zhvillime të reja nga protesta.