Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

O’Brien në Malin e Zi: Me këtë qeveri ka më shumë mundësi drejt integrimeve evropiane

Gazeta10
19 February 2024 - 15:17

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se pret më shumë investitorë dhe rritje në tregti, po ashtu turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas takimit me Ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien.Tema kryesore e takimit ishte ekonomia.

“Ne vlerësojmë miqtë amerikanë që ishin konstruktivë në dialogun Amerikano-Mali i Zi. Presim rezultatet e atij dialogu dhe që Amerika të interesohet për tregun tonë”, tha Spajiq në konferencën për shtyp pas takimit me ndihmës sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien.

“Plani i rritjes për Malin e Zi është shumë i rëndësishëm. Kemi rreth 90 reforma që do t’i zbatojmë. Kjo po ndiqet me vëmendje në Washington”, tha tutje Spajiq.

Siç ka paralajmëruar ai do të ketë një tjetër takim në Bruksel.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, deri në fund të kapitullit do të jemi rekordmenët”, tha Spajiq.

O’Brien tha se “me këtë qeveri ka mundësi për të shkuar drejt integrimeve më të thella evropiane dhe transatlantike”.

“Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë është një arritje e madhe e kësaj Qeverie. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ne jemi të kënaqur që mund të bashkëpunojmë me Malin e Zi dhe jemi të kënaqur që Mali i Zi përmbush detyrimin për të ndarë dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto (BPV) për mbrojtjen” – tha O’Brien.

Kur bëhet fjalë për BE-në, shton ai, është duke u përgatitur një paketë për Malin e Zi, e cila duhet të reduktojë kostot financiare dhe të përshpejtojë transportin.

“Shpresojmë se do t’ua lehtësojë jetën të gjithëve. Qëllimi i dialogut Amerikano-Mali i Zi është që Mali i Zi të hapë dyert dhe ky është imazhi që duam t’ua përcjellim njerëzve nga komuniteti i biznesit”, tha O’Brien.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.