Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

O’Brien pas takimit me Osmanin: Të qëndrojmë në hap për avancimin e vizionit të përbashkët, urgjent riangazhimi në dialog me Serbinë

Gazeta10
10 July 2024 - 8:36

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien tha se është e rëndësishme që SHBA-ja dhe Kosova të jenë në hap për avancimin e vizionit të përbashkët, pasi e mirëpriti në Washington presidenten Vjosa Osmani.

O’Brien shkroi se me Osmanin diskutuan edhe për nevojën për “nevojën urgjente” për t’u riangazhuarn në dialogun me Serbinë.

“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është kritike që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu u diskutua nevoja urgjente për t’u riangazhuar në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në “X”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.