Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

O’Brien së bashku me Escobarin pritet të takohen me emisarin Lajçak për një vizitë koordinuese

Gazeta10
07 May 2024 - 0:12

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien bashkë me zëvendësin e tij, Gabriel Escobar pritet që shumë shpejtë të takohen me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

O’Brien nëpërmjet rrjetit social “X” ka njoftuar se do të jetë nikoqir i Lajçakut për koordinim të mbështetjes mes SHBA-së dhe BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Zëvendës ndihmëssekretari Gabe Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Lajçakun në fund të kësaj jave për të koordinuar përkrahjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar O’Brien.

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Escobar së shpejti do të ngarkohet me një detyrë të re, ndërkaq Lajçaku në muajin shtator do ta përfundojë mandatin e tij si i dërguar për dialogun dhe të shkojë ambasador i BE-së në Zvicër. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.