Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Oficerët e FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Mbretërinë e Bashkuar

Gazeta10
14 July 2026 - 10:48

Oficerët e FSK-së, major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham. Ata gjithashtu morën titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College në Londër

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi i Avancuar i Komandës dhe Shtabit ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve të mesëm dhe të lartë për detyra komanduese dhe shtabore të nivelit strategjik dhe operacional, ky program përgatit oficerët për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake komplekse, bashkëpunimin me agjenci qeveritare dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe aplikimin efektiv të instrumenteve të fuqisë kombëtare në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë program morën pjesë mbi 240 pjesëmarrës nga Britania e Madhe dhe nga 47 shtete të tjera nga e mbarë bota.

“Pjesëmarrja dhe diplomimi i oficerëve tanë në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për të ndërtuar një ushtri moderne dhe të përgatitur sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.