Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Operacioni ‘Orienti’ në Greqi ku u arrestua një kosovar me 325 kg marihuanë, droga kishte destinacion Turqinë, detaje të reja

Gazeta10
15 August 2026 - 22:53

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e kosovarit në Greqi, ku u kapën 325 kg marihuanë.

Nga policia bëhet e ditur se, droga ishte për destinacion në Turqi, dhe se, në Kosovë janë ndërmarrë veprime policore dhe procedurale, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

‘‘Policia e Kosovës, me mbështetjen e institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë, po dëshmon kapacitetet dhe profesionalizmin e saj në luftën kundër trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve’’, thuhet mes tjerash nga PK’ja.

Postimi:

Operacioni ndërkombëtar “ORIENTI”: Policia e Kosovës kontribuon në goditjen e trafikimit ndërkufitar të narkotikëve

Prishtinë, 15 gusht 2026

Pas një hetimi të gjatë dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar, autoritetet greke kanë arrestuar në Selanik dy persona dhe kanë sekuestruar rreth 325 kilogramë marihuanë, me destinacion Turqinë.

Operacioni është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut e Greqisë.

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, ka luajtur rol aktiv në shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin operacional që ka kontribuar në këtë rezultat.

Në kuadër të hetimit, në Republikën e Kosovës janë ndërmarrë veprime policore dhe procedurale, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Ky operacion dëshmon se krimi i organizuar nuk njeh kufij dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për goditjen e rrjeteve kriminale.

Policia e Kosovës, me mbështetjen e institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë, po dëshmon kapacitetet dhe profesionalizmin e saj në luftën kundër trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfshirja e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë INTERPOL-in, janë domosdoshmëri për një luftë edhe më efektive kundër krimit ndërkufitar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.