Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Opozita e Shqipërisë sot proteston

Gazeta10
12 November 2022 - 9:51

Opozita e Shqipërisë e përbërë na Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe parti të tjera sot në orën 16:00 do të mbaj protestë para Kryeministrisë, raporton Gazeta10.

Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët gjatë ditën e djeshme, Berisha pati një thirrje për Policinë e Shtetit, ku kërkoi që mos të revoltojë protestuesit, pasi ata do shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

I pyetur sesa do të zgjasë protesta, kryedemokrati tha se kjo do të varet nga populli opozitar.

Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare, gjithashtu do të marrin pjesë në protestë. Ish-presidenti, Ilir Meta ka folur me tone më të buta, duke u shprehur se protesta do të jetë shembull qytetarie./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.