Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” kërcënon edhe kryeministrin Kurti

Gazeta10
06 Shtator 2023 - 12:37

Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”, raporton Kosovapress.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”.

Dje (e martw), “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të  të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
25 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.