Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në kufi vëllezërit nga Shqipëria

Gazeta10
18 May 2026 - 15:07

Pas ndalimit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut të një autobusi nga Shqipëria me studentë shqiptarë për të kaluar kufirin, kanë reaguar organizatorët e protestës në Shkup.

Njëri prej organizatorëve, Mevlan Ademi ka kërkuar që studentëve shqiptarë menjëherë t’u lejohet qakullimi në pikën kufitare.

“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka shkruar Ademi.

Ndryshe, protesta e studentëve shqiptarë në Shkup do të mbahet prej orës 16:30 dhe në të pritet të marrin pjesë student e qytetarë të shumtë nga Kosova e Shqipëria

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.