Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

OSBE publikon sot raportin që tregon si u trajtua krimi i organizuar e korrupsioni në gjykatat e Kosovës

Gazeta10
05 Qershor 2024 - 9:07

Misioni i OSBE-së sot do të publikojë raportin se si sistemi gjyqësorë në Kosovë ka trajtu rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Raporti në vete përfshin analizimin e 52 rasteve e të krimit të organizuar dhe korrupsionit të monitoruar mes viteve 2021 dhe 2024.

Në këtë aktivitet do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, Zëvendëskryeprokurori Agron Qalaj.

Ky projekt i zbatuar nga operacionet në terren të OSBE-së në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë, Shkup dhe që nga korriku i këtij viti, po ashtu në Beograd, do të vazhdojë deri në dhjetor 2026, kur do të publikohet raporti përfundimtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.