
Raporti: Kanal 10
Krerët e shtetit, Vjosa Osmani e Albin Kurti, po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë, ku po marrin pjesë në konferencën e sigurisë. Në kuadër të kësaj konference, liderët shtetëror zhvilluan takime të shumta me liderë, ministra, deputetë e kongresmen të shteteve evropiane e botërore. Por, një takim me sekretarin amerikan Antony Blinken, nuk u pa të jetë zhvilluar. Këtë, opozita po e sheh shqetësuese, duke e quajtur injorim të tyre nga sekretari Blinken.
Përmes këtyre fotografive, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, proklamuan takime të shumta në konferencën për siguri që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
Por, një takim i tillë, nuk u pa me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Kjo, nga opozita po shihet si mesazh që njëri nga personat me të fuqishëm amerikan, ia kanë dhënë presidentes Osmani e kryeministrit Kurti.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është shqetësues i mos takimeve të krerëve të shtetit me Blinkenin, teksa i njëjti e takoi Vuçiqin qysh në hapje të konferencës.
Por të tillë nuk po e sheh shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo thotë se Kosova dhe ShBA-të janë partnerë të përhershëm.
Shefit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, koha kur takimet kanë ndodhur për fotografi duhet të kalojë dhe duhet të ketë mobilizim të sinqertë më ShBA-të për të arritur të marrëveshja finale.
Takimi i radhës Kurti-Vuçiq pritet të zhvillohet më 27 shkurt në kuadër të dialogut të Brukselit.