
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar takimin me ministrin e jashtëm çek Jan Lipavský, të cilin e ka falënderuar për angazhimin rreth vizave, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se është vendimtare që ky proces të mbyllet gjatë udhëheqjes së përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së.
Osmani ka thëën se Republika Çeke është partnere e rëndësishme e Kosovës dhe se dy shtetet ndajnë të njejtin përkushtim për paqen, sigurinë dhe të ardhmen.
Këtu keni statusin e plotë:
“Falënderova ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës. Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10