Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kaluar çdo kufi, gjuhë që aktivistët e VV e kanë përdorur kundër meje

Gazeta10
20 May 2026 - 21:27

Vjosa Osmani ka reaguar ndaj përdorimit të një termi ofendues ndaj saj nga Glauk Konjufca, duke e cilësuar si pjesë të një gjuhe të papranueshme politike.

Ajo tha se prej kohësh është përballur me sulme të rënda dhe etiketime që, sipas saj, kanë degraduar debatin publik në Kosovë.

Osmani shtoi se përpjekjet për ta diskredituar përmes fyerjeve nuk do ta ndalin angazhimin e saj politik dhe institucional, duke paralajmëruar se çështjet do t’i ndjekë edhe në rrugë ligjore.

“Kjo është një gjuhë që aktivistët e VV-së e kanë përdorur kundër meje për një kohë të gjatë dhe jo vetëm. Gjëra më të ndyra, më të tmerrshme dhe çnjerëzore që i kam përjetuar gjatë gjithë jetës time janë pikërisht këto që kam parë. Dy vajzat e mia i shohin në mëngjes me fyerjet më të rënda, me foto të rënda të krijuara me AI kundër nënës së tyre, që është shumë e rëndë për një fëmijë të shohë për nënën e vet”, tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.