
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe ministren e Jashtme të Kosovës njëherit të bijën e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe tek varri i tre atdhetarëve në fjalë, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se ata kanë përbërë fillet e luftës për lirinë e kosovës.
Më tej, Osmmani ka thënë Jusuf Gërvalla ka qenë i veçantë në shumë lëmi.
Ajo ka thënë se ai ka lindur artist, ka vepruar si patriot, dhe ka vdekur si hero.
Këtu keni postimin e saj të plotë:
“Së bashku me Kryetarin Konjufca, u pritëm sot nga e bija e heroit Jusuf Gërvalla, Zv.kryeministrja Donika Gërvalla, në votrën e tyre, në Dubovik, ku nderuam kujtimin për shenjat e shenjta, të cilët përbëjnë fillet e luftës sonë për çlirim kombëtar.
Liria mbanë edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, kurse ne mbajmë të skalitur emrat e tyre jo vetëm në kujtesë, por edhe si referencë se si një jetë e tërë vihet në shërbim të atdheut!
Jusufi ishte jo vetëm një zë i veçantë në letërsi, gazetari e muzikë, por mbi të gjitha zëri i të vërtetës dhe lirisë sonë! Ai lindi artist, veproi si patriot e vdiq si hero. Gërshetimi i këtyre tri tipareve e shndërroi Jusufin në një personalitet poliedrik, një ikonë të kohës, një patriot që ëndrrën për liri e projektoi herët”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10