Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani, Kurti dhe Konjufca nderojnë familjen Jashari

Gazeta10
06 March 2023 - 11:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Derisa në orën 12:00 Kurti dhe Osmani do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nder të Epopesë së UÇK-së.

Para tyre, homazhe kanë bërë edhe figura tjera politike si kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.