Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Osmani: Liria do të jetë befasi në Superligë, synojmë pjesën e sipërme të tabelës

Gazeta10
06 August 2023 - 22:34

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë, si dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Valon Osmani, Kenan Haxhihamza dhe Kastriot Rexha.

Gjatë diskutimit për Lirinë, foli edhe anëtari i kryesisë i këtij klubi, Valon Osmani.

Ai tha se klubi i tij, Liria do të synojë befasinë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

“Liria për momentin është gjithçka në rregull në gjitha aspektet. Pritshmëritë e mia janë se Liria do të jetë befasi në këtë sezon në Superligë”, tha ai.

Tutje, Osmani bëri me dije edhe objektivat e klubit në edicionin që po vie.

“Në sezonin e ri, si klub do të synojmë pjesën e lartë të tabelës, më saktësisht vendin e pestë ose të gjashtë”, shtoi ai.

Në diskutim e sipër, Osmani foli edhe për zgjedhjen e trajnerit.

“Trajnerin e kemi zgjedhur se është një koordinator i mirë i shkollave të futbollit, andaj me të synojmë që të nxjerrim sa më shumë talentë në klubin tonë”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.