Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani me shefin e EULEX-it kanë diskutuar për zhvillimet e fundit

Gazeta10
08 November 2022 - 16:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, për zhvillimet e fundit, raporton Gazeta10.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës së Kosovës.

Osmani ka theksuar përkushtimin e institucioneve për zbatimin e rendit dhe të ligjit në veriun e vendit.

Më tej, Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Kujtojmë se Lista Serbe është tërhequr nga insitucionet e Kosovës të shtunën pasdite pasi Qeveria e Kosovës ka suspenduar komandantin e policisë rajonale në veri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.