Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani në dy vjetorin si presidente: Udhërrëfyes në punën time është vullneti qytetar

Gazeta10
04 April 2023 - 13:28

Presidentja e Kosovës, në dyvjetorin e marrjes së mandatit si e para e shtetit ka thënë se i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim i saj është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës.

Ajo në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se vullneti qytetar dhe interesi i Kosovës do të mbeten udhërrëfyes deri në fund të mandatit si presidente.

“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin”, ka shkruar Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.