Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Në New York Do ta falënderojë Bidenin për aleancën tonë të fuqishme

Gazeta10
17 September 2023 - 18:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Ajo në një adresim drejtpërdrejt nga New Yorku në profilin e saj në Facebook ka thënë se është shumë e rëndësishme që do të kenë mundësi të marrin pjesë në organizime bashkë me liderë të tjerë botërorë.

 “Në takime bilaterale me liderë të tjerë do ta përçoj zërin e Republikës së Kosovës jo vetëm për zhvillimet rajonale, por edhe si mund të jetë Kosova një faktor që mund të kontribuojë në sfidat tjera globale me të cilat të gjithë bashkërisht po merremi”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.