Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në Potsdam: Kosova shembull i garantimit të paqes

Gazeta10
15 September 2022 - 19:36

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, e shoqëruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe Kancelari federal gjerman Olaf Scholz, si dhe diplomatë, gazetarë e përfaqësues nga akademia dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

Sipas Presidencës, në një diskutim të veçantë të kësaj konference kushtuar strategjisë së sigurisë në Evropë, presidentja Osmani ka theksuar se Republikën e Kosovës është shembull i garantimit të paqes së qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, si dhe si rrëfim suksesi në forcimin të lirisë së medias dhe demokracisë.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka folur mbi rritjen e vazhdueshme të Kosovës në indekse ndërkombëtare të lirive dhe demokracisë, si dëshmi e përkushtimit të palëkundur të popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj për vlerat demokratike.

Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon dhe Evropë, dhe përmes veprimeve konkrete ka dëshmuar se është partner i besueshëm i demokracisë perëndimore. Ajo ka veçuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejmë të aleancave me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë përmes bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme karshi zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për popullin ukrainas. Presidentja ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike dhe bashkërenduese në BE dhe NATO, në mënyrë që Evropa të jetë edhe më e fortë dhe më e bashkuar karshi sfidave me të cilat përballet.

Presidentja, ndër të tjera, bëri thirrje për përkrahjen e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për urgjencën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.