Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në ShBA takon Sekretarin e Ligës Arabe – Çfarë kërkoi Presidentja nga ai?

Gazeta10
21 Shtator 2025 - 18:46

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar në New York Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Osmani tha se gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Ligës Arabe,

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, shkroi Osmani.

E para e shtetit do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, që nis punimet nga java e ardhshme dhe zgjat deri në fund të shtatorit./Klankosova.tv

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.