Lajme

Osmani në takimin me Costa prezanton “dëshmi për lidhjet e Serbisë” me sulmin në kanalin e Ibër -Lepencit dhe Banjskës

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 13:55

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, në këtë takim, Osmani e ka uruar atë për detyrën e re, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit në interes të përbashkët.

Osmani diskutoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës.

Gjatë takimit, thuhet se Osmani i ka ofruar Presidentit Costa edhe dëshmitë për lidhjet e Serbisë me sulmin e fundit në Ibër Lepenc, si dhe me sulmin e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

“Presidentja Osmani diskutoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, sulm ky që kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.