Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Pa ndryshime kushtetuese, Maqedonia e Veriut nuk do të ketë Qeveri të re

Gazeta10
08 April 2024 - 13:18

Në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të formohet Qeveria e re – pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit – pa një marrëveshje për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Kështu ka deklaruar Bujar Osmani, kandidat për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Osmani, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, pret që VMRO-DPMNE-ja opozitare, nëse arrin ta ketë shumicën në zgjedhjet parlamentare, të pajtohet me ndryshimet kushtetuese për të formuar Qeverinë, ndërsa kundërshtimin e deritanishëm të saj më tepër e sheh si qëndrim për të fituar pikë politike.

Ai thotë se kërcënimet ruse mund të kenë pasoja mbi marrëdhëniet ndëretnike, që sipas tij janë shtylla e stabilitetit dhe e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, raporton rel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.