Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pritur në Shkup nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.
Pendarovskin, edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, Osmani i falënderoi për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit të Bërdo-Brionit që po mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut
“Falendëroj Presidentët Pendarovski, Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Bërdo-Brione. Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkroi Osmani në Facebook.