Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit në Gramsh të Shqipërisë.
Osmani ka bërë të ditur se ka biseduar me homologun e saj, Bajram Begaj, rreth incidentit të mbrëmshëm, transmeton Gazeta10.
“Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar ajo në Twitter.
I spoke with President @BajramBegajAL about the recent attack on Albanian soldiers at Gramsh factory.
Wish a speedy recovery to the injured. The perpetrators of this attack must be held accountable.
Our institutions stand ready to provide any necessary support.🇽🇰🇦🇱— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 21, 2022
Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10