Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani për krizën në veri: Kontaktet me ShBA-në dhe BE-në janë të përditshme

Gazeta10
27 June 2023 - 22:10

Në një prononcim për RTK-në, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe aleatët e vendit. Ajo ka theksuar se kriza aktuale është shkaktuar nga Serbia dhe se Kosova ka të drejtë të mbrojë sundimin e ligjit dhe sovranitetin e saj.

Gjatë bisedës për zgjedhjet e reja në komunat e veriut, Presidentja Osmani ka thënë se ligji parashikon disa opsione për zgjedhje të parakohshme, dhe një prej tyre është më e favorshme sepse i mundëson pjesëmarrjen e qytetarëve serbë që jetojnë në ato komuna.

“Kjo ka të bëjë me nënshkrimin e një peticioni nga 20 % e votuesve nga secila prej këtyre komunave. Mendoj se nëpërmjet kësaj, krijohet detyrim ligjor për institucionet, por edhe ne po tregojmë vullnet politik për një gjë të tillë”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu ka theksuar se kjo hap rrugën për pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve serbë në zgjedhje dhe zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Osmani e vlerëson këtë si çështjen më urgjente, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për sundimin e ligjit në veri dhe ndëshkimin e personave që kanë përfshirë në dhunë ndaj forcave të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.

“Këtë e shoh si çështjen më urgjente dhe njëkohëshsit të vazhdojnë përpjeket e Policisë së Kosovës për sundim të ligjit në veri e në veçanti për ndëshkimin e personave që morën pjesë në dhunë ndaj KFOR-it, policëve e gazetarëve”, pohoi tutje ajo.

Në lidhje me masat e mundshme ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës në rast të përkeqësimit të situatës në veri, Presidentja Osmani ka theksuar se po punohet për të shmangur masat e tilla.

Ajo bëri të ditur se ka kontakte të vazhdueshme dhe të përditshme me BE-në dhe SHBA-në, me qëllimin strategjik të përbashkët për një Kosovë sovrane, të pavarur në kufijtë aktualë dhe e integruar në strukturat atlantike.

“Kontaktet tona janë të vazhdueshme e të përditshme me BE e SHBA dhe përderisa të gjithë, ne, BE e SHBA e kemi një synim strategjik të përbashkët, që është Kosova sovrane, e pavarur në kufijtë aktualë dhe e integruar në strukturat atlantike, asgjë nuk duhet të na pengojë që këto dallime të momentit t’i kalojmë sa më parë”, tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.