Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani për vizitën në Mitrovicë: Takime kuptimplota dhe energji pozitive

Gazeta10
15 December 2025 - 17:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka realizuar vizitën e katërt për një muaj dhe se kjo e fundit ishte sot në Mitrovicë.

Osmani tha se bashkë me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci kanë realizuar takime, që, sipas saj ishin kuptimplota dhe me energji pozitive.

Postimi i plotë:

Vizita ime e katërt brenda një muaji në komunat e Kosovës, ishte në Mitrovicë.💚🖤Bashkë me Kryetarin Faton Peci, të cilin e urova për detyrën, kishim një ditë të mbushur me takime kuptimplota dhe energji pozitive.Në Kopshtin “Gëzimi ynë”, pamë nga afër kushtet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve tanë, ndërkaq më pas takuam sportistët e klubeve Trepça, vajza dhe djem që me krenari e përfaqësojnë qytetin.Vizitën e përmbyllëm te biznesi “Maestro Food”, një shembull frymëzues me shumicën gra të punësuara, dëshmi e fuqisë së punës dhe përkushtimit në zhvillimin ekonomik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.