
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
“24-vjet më parë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan. Ata u vranë në vatrat e tyre shekullore dhe janë dëshmi e fuqishme e krimeve serbe në Kosovë”, tha ajo.
Tutje, Osmani tha se s’do të ndalen asnjëherë në kërkim të drejtësisë për viktimat.
“Ne do t`i kujtojmë përherë ata, sikurse nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë për t`i dhënë kuptim lirisë sonë. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit e Pavlanit!”, tha ajo./Gazeta10