Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani përkujton masakrën e Poklekut: Këtu ndodhi Holokaust, u ekzekutuan edhe fëmijë

Gazeta10
17 April 2023 - 13:47

Presidentja Vjosa Osmani masakrën e Poklekut e ka krahasuar me Holokaustin.

Ajo tha se në këtë masakër janë vrarë më së shumti fëmijë, e madje janë djegur trupat e tyre për të fshehur krimin e ndodhur nga forcat serbe.

“Këtu në Poklek ka ngjarë një Holokaust i vërtet, siç edhe e dini me diku 54 anëtarë të familjeve Muçolli, Elshani dhe të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë. Shumica dërmuese fëmijë fillimisht janë ekzekutuar, pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohet krimi i tyre”, tha ajo.

Sipas të parës së shtetit, regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

“Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që as një shqiptar të mos mbetet në tokën e Kosovës. Edhe kjo masakër ashtu si edhe ajo në Çikatovë dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi, dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.