Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Danimarkës

Gazeta10
12 January 2023 - 14:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Danimarkës, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se Osmani i ka uruar mirëseardhje ambsadorit danez Christian Gronbech-Jensen.

Më tej, bëhet e ditur se Osmani ka thënë se raportet mes dy shteteve janë shumë të mira dhe se beson se ato do të instensifikohen.

Tutje, në njoftim thuhet se Osmani me amabsadorin danez kanë folur për zhvillimet aktuale politike në vend si dhe për ato të sigurisë.

Këtu keni postimin e plotë:

Description: 🇽🇰Description: 🇩🇰| Presidentja Vjosa Osmani sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Christian Grønbech-Jensen.

Në takim me ambasadorin Grønbech-Jensen, Presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se institucionet e vendit janë të përkushtuar për paqe e stabilitet.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e mëtejme nga Danimarka, sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ambasadori Grønbech-Jensen ka theksuar se Danimarka e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të njëjtën kohë, e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Me ambasadorin Grønbech-Jensen, Presidentja Osmani ndër të tjera bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e energjisë, shkëmbimit ekonomik e tregtar, arsimit, drejtësisë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Dänische Botschaft in Ëien – Danish Embassy in Vienna”, ka thënë Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.