Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani pret në takim ambasadorin francez Guerot, zhvillimet e fundit dhe raportet bilaterale ishin temat e takimit

Gazeta10
07 December 2022 - 15:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ndër të tjera kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit dhe raportet bilaterale, raporton Gazeta10.

Në njoftimin nga Presidenca e Kosovës bëhet e ditur se Osmani ka përsëritur angazhimin e Kosovës për paqe dhe siguri.

Më tej, bëhet e ditur se ata kanë diskutuar edhe për samitin e djeshëm BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë.

Tutje, Osmani e ka informuar ambsadorin francez edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës franceze në Kosovë, z. Olivier Guérot.

Temë e diskutimit të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, koordinimin e Kosovës dhe Francës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e shtetit.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot diskutuan mbi rezultatet e samitit të 18-të të krerëve të shteteve të Frankofonisë të mbajtur në Gjerba të Tunizisë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani. Në këtë drejtim, Presidentja foli mbi diskutimin me Presidentin Emmanuel Macron gjatë punimeve të samitit si mundësi e mirë që të riafirmohet rëndësia e partneritetit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

Tutje, bashkëbiseduesit u ndalën tek samiti i liderëve të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me ç’rast, Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Guérot mbi diskutimet e saj me liderët evropian për përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës për ta avancuar rrugëtimin evropian, në veçanti planet e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.