Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani pret në takim ambsadorin gjerman, diskutuan për zhvillimet e fundit dhe dialogun

Gazeta10
22 November 2022 - 17:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambsadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ndër të tjera kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se Osmani ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut.

Po ashtu, edhe për përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.

Me ambasadorin Rohde, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës në Facebook. 

Kujtojmë se Kosova po përballet me zhvillime të reja politike meqë dje nuk ka pasur një marrëveshje për targat pas takimit trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit të Serbisë, Vuçiq si dhe përfaqësuesve europian, Borell dhe Lajçak.

Mbrëmë vonë, Kurti ka bërë një shtyrje të afatit prej 48 orësh të vendimit për gjobat pas kërkesës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.