Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, pjesë e takimit të Osmanit me Metsolan do të jetë edhe Presidentja e Bankës Evropiane, Christine Lagarde.
E para e shtetit, pas takimit që pati me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, pasditen e së mërkurës është pritur në takim nga Metsola.
Në takimin me Costan, Osmani njoftoi se ia kishte prezantuar shefit të ri të Këshillit Evropian, dëshmitë që kanë lidhje me Serbinë për sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ajo kishte deklaruar në takim se kryeterroristi serb, Milan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë, e sipas saj kjo dëshmon se Serbisë i mungon gatishmëria për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktetet e agresionit ndaj Kosovës.