Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pyetet nëse do t`i kërkojë presidentit Zelensky njohjen e pavarësisë, kjo është përgjigjia e saj

Gazeta10
28 Shkurt 2024 - 11:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha në tapetin e kuq në Tiranë para nisjes së Samitit për Ukrainën se njohja nga ky vend do të vijë.

Osmani tha fillimisht para gazetarëve se “do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, ndërsa u pyet edhe nëse do t’i kërkojë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky njohjen e pavarësisë.

“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj, për pavarësinë e saj dhe për vlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam i bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha presidentja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.